Këtë të shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar gjysëmfinalja e kampionatit për 16 vjeçarët në boks. Pa dyshim që në ndeshjet e zhvilluara rivaliteti ka qënë i madh ndërmjet konkurentëve te Vllaznisë, Teutës dhe Tiranës.
Trajneri i ekipit shkodran Klaudio Çekini në një prononcim për Star Plus Tv u shpreh se objektivi është padyshim mbrojtja e titullit kampion edhe këtë sezon.
Ndërkohë të dielën do të zhvillohet edhe finalja e këtij kampionati nga ku pavarësisht rivalitetit boksierët e Vllaznisë duket se janë favorit.