Ne Shkoder eshte zhvilluar konferenca e V-të e përvitshme e imamëve, teologëve, thirrësve islamë, muezinëve dhe këshilltarëve të Myftinisë Shkodër.

Konferenca në fjalë, ka për qëllim të nxjerrë në pah boshtin vjetor të aktivitetit dhe thirrjes së imamëve dhe thirrësve islamë të Myftinisë Shkodër. Fillimisht, konferenca u përshëndet nga Myftiu i Zonës Shkodër, ImamMuhamed B. Sytari, i cili iu drejtua të pranishëmve me një këshillë të dijetarit të shquar Shejkh Shaaravi. Konferenca vazhdoi me përshëndetjen e nënkryetarit të KMSh, H. Bujar Spahiu, i cili u përqendrua te domosdoshmëria e përhepjes së vlerave të fesë islame me urtësi dhe dije, në realitetet e sotme shqiptare. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kryevaizi i KMSh, H. Lauren Luli, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, drejtori i Shoqatës “Burimi”, z.Sokol Mandi, intelektualë, përfaqësues të shoqatave islame, studentë të teologjisë etj.

Artikulli paraprakMORATORIUMI I GJUETISË, REAGOJNË GJUETARËT NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërGJORGJETA HILA LARGOHET NGA DREJTIMI I FORUMIT RINOR TË PD