6 bilardistët më të mirë të Shkodrës prej dy javësh kanë marrë pjesë në kupën “Ali Quku”. Kupë kjo e organizuar nga shoqata e bilardos në Shkodër, në bashkëpunim edhe me Federatën e këtij sporti.

Shumëkush ndoshta e kujton Ali Qukun vetëm si basketbollist, por Nail Alushi, veterani I këtij sporti, për mediat ka bërë të ditur se ai ka qenë edhe një nga bilardistët më të mirë të Shkodrës.

Pas ndeshjesh shumë të forta, në finale ka dalë I mirënjohuri Xhevat Sokoli kundër nipit të tij, Sehar Sokoli I cili konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti dhe jo më kot është shpallur edhe fitues I kësaj kupe.

Në ceremoninë përmbyllëse të kupës, çmimet për fituesit janë dorëzuar nga Gjergj Leqejza dhe drejtori I Sporklub Vllaznia Mark Kroqi. Fituesi Sehar Sokoli është shprehur I kënaqur për suksesin e arritur duke thënë se bilardoja është përveçse një traditë familjare, edhe një pasion I madh I tij.

Në këtë mënyrë nderimi I figurave të Shkodrës ka vijuar edhe me atë të Ali Qukut, një emër shumë I nderuar por me siguri që në të ardhmen do të ketë të tjera aktivitete të tilla në nderim të figurave të tjera sportive.

 

Artikulli paraprakARRESTOHET MASHTRUESJA E VIZAVE AMERIKANE
Artikulli tjetërVLLAZNIA TË MËRKURËN LUAN FINALEN E SEZONIT