Federata shqiptare e çiklizmit në bashkëpunim me bashkinë Shkodër kanë organizuar kupën me emrin Brahim Syka në nder të ish-çiklistit të shquar shkodran i cili dha një kontribut për vite me radhë.
Në etapën e parë Borizanë-Shkodër 64 kilometër, dy çiklistët e Vllaznisë Bruno Kola dhe Alfons Rrashkadoli morën dy vendet e para me kohën 1 orë 36 minuta dhe 20 sekonda, Rrashkadoli i dyti me një sekond më shumë dhe në vend të tretë Salih Ballgjini i Teutës me 1 minut dhe 26 sekonda më shumë. Presidenti i federatës së çiklizmit Skënder Anxhaku vlerësoi ish-çiklistin e Vllaznisë Brahim Syka.
A Vetë Brahim Syka për të cilin po zhvillohet kjo kupë tha se ndjehet i vlerësuar. Për të rritur Kristel Sota i Apolonisë mori vendin e parë me kohën 2 orë 18 minuta dhe 25 sekonda, pas tij Olsion Veliaj i Tiranës dhe në vend të tretë Marolino Hoxha i Apolonisë. Etapa e dytë dhe e fundit e Kupës Brahim Syka do jetë Shkodër-Pukë-Shkodër nga ku do të shpallen edhe fituesit.