Nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër po takohen me Ionut Sibian, anëtar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), për t’u përgatitur për “Evropa Juaj, Fjala Juaj”(EJFJ).

EJFJ është një asamble e të rinjve Evropianë, e cila mbledh së bashku 33 shkolla nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, të debatojnë për të ardhmen e Evropës dhe do të zhvillohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel, në datat 30-31 Mars 2017.   Z. Ionut Sibian po punon me nxënës dhe një mësues në takimin paraprak në Mars, për të përgatitur përgjigjet për disa pyetje kyçe që shqetësojnë Evropën këto kohë:

Përfitimet, arritjet dhe dështimet e Bashkimit Evropian; Sfidat dhe mundësitë kundrejt Bashkimit Evropian; E ardhmja e Evropës nga prespektiva e të rinjve Evropianë dhe çfarë mund të bëjnë ato për ta përmirësuar.

 Shkolla e mesme “Jordan Misja” në Shkodër është një nga 33 shkollat e përzgjedhura nga më shumë se 680 aplikantë nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe 5 vendeve kandidate (Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia  dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë). Nxënësit do të kenë mundësinë të paraqesin rekomandimet e tyre për të ardhmen e Evropës tek anëtarët e KESE. Në fund të aktivitetit dy-ditor, të gjithë nxënësit do të votojnë për tre propozimet që ata besojnë së janë më efektive në ndryshimin e të ardhmes së Evropës.

Artikulli paraprakBE: TREGU I PËRBASHKËT BALLKANIK MUND T’I HAPË 80 MIJË VENDE PUNE
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH AMBASADORËT E BE, I PRANISHËM EDHE LU