Gazetari sportiv Mejdan Zhivani është përkujtuar në vitin e dytë të ndarjes nga jeta me një kupë të zhvilluar në nder të tij.
Laçi ishte qyteti që organizoi edicionin e dytë të Kupës që mban emrin e të ndjerit Mejdan Zhivani, gazetarit që për shumë vite dha kontributin e tij në Shkodër duke pasuruar gazetarinë sportive. Në këtë aktivitet morën pjesë miq nga Kosova dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Kryetari i bashkisë së Kurbinit Artur Bardhi në shenjë mirënjohje dorëzoi një çertefikatë për Mejdan Zhivanin. Kolegët ndjejnë mungesën e gazetarit që humbi jetën dy vite më parë… Më pas është zhvilluar edhe kupa Mejdan Zhivani teksa këtë edicion fitues u shpall ekipi i Radio Televizionit Shqiptar. Vitin e ardhshëm kupa Mejdan Zhivani do jetë në Kukës dhe pas Kukësit në Kosovë.