Në Shkodër është zhvilluar kampionati i ping pongut për 15 vjeçarët, vajza dhe djem.

Ndeshjet e këtij kampionati janë luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për dy ditë me radhë, të dielën dhe të hënën. Në këtë aktivitet të rëndësishëm për moshat kanë marrë pjesë në total 11 skuadra nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Trajneri i Vllaznisë Tonin Binoshi që njëkohësisht është edhe pjesë e federatës shqiptare të ping pongut shprehet se fituesit e kamionatit të 15 vjeçarëve do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik të U-15 që do të zhvillohet në shtetit fqinj të Malit të Zi, një aktivitet të cilit po ashtu do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë. Trajneri Binoshi flet edhe për ekipin e Vllaznisë të moshave në ping-pong teksa shprehet se vajzat dhe djemtë shkodran po bëjnë një paraqitje të mirë në këtë kampionat. Edhe sporti i ping-pongut ashtu si shumë sporte të tjera përballet me disa vështirësi të ndryshme, me mungesë mjedisesh për stërvitje apo vëmendje të institucioneve, probleme të cilat pritet të marrin një zgjidhje.

Artikulli paraprakLEGJENDA CRUYFF, MBI 15 MIJË ADMIRUES HOMAZHE NË BARCELONË
Artikulli tjetër“PASHKET NE JAZZ”, NJE ATMOSFERE NDRYSHE NE SHKODER