Në prag të Pashkëve, udha e kryqit me dëshmitë e martirëve
Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër organizoi mbrëmjen e së premtes Udhën e Kryqit me dëshmitë e martirëve të komunizmit. Qindra besimtarë morën pjesë në procesionin me 14 ndalesa, i cili u mbyll në varrezat katolike të Rrmajit. Arqipeshvi i Shkodrës Imzot Angjelo Massafra u ndal së pari tek rreziku që i kanoset civilizimit si pasojë e konflikteve. “Bota rrezikohet nga konfliktet dhe luftrat”, theksoi ai. Massafra foli edhe për situatën politikë në vend, ndërsa ftoi liderët e vendit të jenë më tepër bashkëpunues duke theksuar se lideret politike duhet t zgjidhin krizen Procesioni zgjati 1 orë e gjysmë, ndërsa kjo udhë e kryqit përkon edhe me përgatitjet e fundit për festën e pashkëve. Udha e Kryqitu shoqerua me deshmi te martireve te kishes katolike. Pjesmarresit te procesion, shumica te rinj jane mbehur ne sheshin para Katedrales.