3 persona janë arrestuar në Shkodër dhe 9 të tjerë janë ndjekur penalisht pasi zhvillonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme në një lokal.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin M.S (D) 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit A. D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S, organizonin veprimtarinë lojërave të fatit.

33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”,

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE VIJON KONTROLLET INTENSIVE, NDËSHKOHEN MIJËRA DREJTUES MJETESH, 34 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërRIHAPET TEATRI I OPERAS, DOMINGO E JAHO NË INAUGURIM, MARGARITI: PËR KRITIKAT E MANDATIN E ZANA ÇELËS