Ziadin Sela, të dielën më 21 gusht ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat vendase, shkak për dorëheqjen është disfata e kësaj partie në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë për asamblenë komunale.

“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më të larta të partisë duhet të vendosin se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Ziadin Sela, një një konferencë për media në Tetovë.

Zgjedhjet lokale në Tetovë janë fituar nga Lëvizja Besa e cila do të ketë 12 këshilltarë, 11 Bashkimi Demokratik për Integrim, katër VMRO-DPMNE-ja, dy LSDM dhe nga një Partia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa.

Artikulli paraprakFUTET ME MAKINË NË KOPSHTIN E RESTORANTIT, 8 TË PLAGOSUR NË AUSTRI
Artikulli tjetërPORTUGALIA PËRGATITET PËR VALËN E TRETË TË TË NXEHTIT, ZJARRET RREZIK I LARTË