I qeshur, i lumtur, mëse i kënaqur. Zinedine Zidane ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në pankinën e Real Madrid pas fitores 5-0 ndaj Deportivo duke rrezatuar positivitetin edhe në konferencën për shtyp të pas ndeshjes.
“Ajo çka më pëlqeu më shumë tek ekipi ishte mendësia. Kemi ende shumë për të përmirësuar dhe do tia arrijmë, jam i bindur për këtë. Rrugëtimi im si trajner në pritje ishte pak më e gjatë por jam shumë i lumtur. E pohoj që isha i emocionuar, është normale. Kërkesa ime për lojtarët është të dalin nga gjysmë fusha e tyre me topin në këmbë, djemtë ia dolën dhe do të përmirësohemi edhe më. Nuk është e thjeshtë ti shënosh 5 gola Deportivos dhe ne ia arritëm.”. Pas mbërritjes të Zidane në ‘Santiago Bernabeu’, skuadra është ndikuar nga një frymë pozitive, ndryshe nga javët e fundit. Një atmosferë që edhe Zizou-t i pëlqen shumë: “Kjo eufori do të vazhdojë dhe do të na ndihmojë. U krijua një frymë e përgjithshme shumë e mirë dhe e ndjemë të gjithë. Tifozët ishin fantastikë. Ronaldo? Normale që e kërkon golin me këmbëngule, ai kënaqet vetëm kur shënon por ka mjaft kohë për ta bërë. Ajo që më pëlqeu ishin rastet e krijuara dhe cilësia e lojës që treguam. Në të ardhmen mundemi dhe duhet të përmirësojmë në rikuperimin e topit. Por sa kam ardhur, kemi kohë për tu përmirësuar.” Një batutë dhe një buzëqeshje mbyllin konferencën për shtyp të numrit 1 të Real. Bashkë me të gëzojnë gjithë galaktikët. Largimi i trishtë është harruar tashmë.