Francezi i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas triumfit në Kupën e Botës për klube, ku spanjollët triumfuan minimalisht me gol të Ronaldos. Zidane nuk është frenuar thurë lëvdata për të besuarit e tij për fitimin e trofeut, ndërsa tashmë shikon vetëm nga “El Clasicos” e së shtunës së ardhshme.

“Bëmë një ndeshje të kompletuar edhe pse nuk ishte e lehtë. Këto rekorde i takojnë lojtarët të mi, të cilët janë aty dhe po luajnë. Jam i lumtur për ata. Është vetëm një Cristiano. Në momentet kyçe ai është gjithmonë aty. Ai kurrë nuk dështon. Një ndeshje e mirë para El Clasicos. Ta shikojmë tani dhe pastaj të përgatitemi për fundjavë”, tha Zidane.

Artikulli paraprak230 TË HUAJ DUAN AZIL NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërARRESTOHET 32 VJEÇARI, NUK IU BIND POLICISË