Patia Socialiste është në një situatë kaotike. Një prej anëtarëve të saj, publicisti Zija Vukaj thotë se mungesa e mekanizmit të përzgjedhjes, komandimi i kryetarëve për 5 vite me radhë apo edhe lënia mënjanë e intelektualëve kanë bërë që sot socialistët të jenë në një gjendje kaotike.

Këto shqetësime Vukaj i ka shprehur edhe në mbledhjen e fundit që u zhvillua. Vukaj shumë nga ata që sot kanë marrë atribute në PS-në e Shkodrës i quan kalimtar ndërsa thotë se kontribuesit e vërtetë janë harruar duke krijuar një situate amorfe tek socialistët e Shkodrës. E vetmja zgjidhje për një prej intelektualve që ka PS është rikthimi i personave me contribute reale në parti si dhe një mekanizëm përzgjedhës real dhe i vërtetë që nga kryetari e deri tek të gjitha strukturat e tjera…. Zgjidhjen se si mund të shpëtojnë socialistët e Shkodrës nga kjo situatë aspak e mirë që po bëhet gjithnjë e më evidente Vukaj e ka dhënë edhe në mbledhjen që u zhvillua para dy ditësh në mjediset e hotel Colosseo.

Artikulli paraprakVANDALIZËM ME INSVESTIMET PUBLIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërFSHF ka planifikuar të japë plot 2 milion euro për ekipin, në formë shpërblimi, në rast fitoreje.