LEGJENDAT E FUTBOLLIT BOTËROR KANË LUAJTUR NJË NDESHJE BAMIRËSIE. Ky ëshë spektakli që kanë dhuruar në fushën e blertë Zinedinë Zidane e Ronaldo në një ndeshje miqësore të zhvilluar mes ekipit All Stars të përbërë nga lojtarët më të njohur të botës dhe skuadrës franceze Saint Etienne.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 7-9 në favor të ekipit francez. Por në këtë ndeshje nuk ka patur rëndësi rezultati, pasi ka qenë një takim ku të gjitha fitimet kanë shkuar për bamirësi. Shikohet se stadiumi ka qenë i tejmbushur, natyrisht për të parë dhe një herë në tapetin e blertë lojtarët të cilët kanë shkruar historinë e futbollit botëror. Ronaldo i brazilit, Zidane, Cafu, Sedofr, Barthez, Van Der Sar e shumë ikona të tjerë të futbollit janë aktivizuar. Sigurisht dhe nga vetë golat e shënuar kanë patur një takim të hapur ku spektakli është dhuruar nga mënyra se si janë shënuar golat dhe krjimi i aksioneve sulmuese.