Nje zjarr i fuqishem eshte perhapur ne fshatin Ukbibaj mbi fshatin e Vilzes ne njesine Shllak te bashkise Vau Dejes.

Zjarri eshte duke djegur geshtenjat shekullore te asaj zone dhe duke shkaktuar nje dem te madh mjedisor por edhe ekonomik sepse disa banore te zones krijojne te ardhura permes geshtenjave. Zjarri ka mbi nje ore qe ka nisur dhe sipas burimeve nga ajo zone dyshohet se eshte zjarrvenie e qellimshme.

Deri me tani ende nuk ka mjete zjarrefikese per shkak edhe te rruges se amortizuar dhe terrenit te thyer malor. Ne rast se nuk nderhyhet me shpejtesi zjarri mund te perhapet edhe me shume duke shkaktuar nje dem edhe me te madh mjedisor dhe ekonomik.

Artikulli paraprakMREKULLI NË KOHË LUFTE! NËNA SJELL NË JETË FËMIJËN MES SIRENAVE TË BOMBARDIMEVE
Artikulli tjetërKALAJA E ROZAFËS NDRIÇOHET NGA NGJYRAT E FLAMURIT TË UKRAINËS