Zona e Kallmetit kaloi nje natë të vështire nga zjarri i cili përfshiu malin e Veles dhe ju afrua zones së banuar. Flaket u shfaqen në oret e pasdites të së martes dhe favorizuar nga era e fortë u përhapen në disa drejtime.

Për shuarjen e flakeve u angazhuan rreth 50 zjarrfikes të ardhur dhe nga rrethe të tjera, forcat e ushtrise dhe strukturat e tjera te emergjencave. Krahas ndërhyrjes nga toka në oret e para të mëngjesit të se mërkures u nderhy dhe me një helikopter nga ajri dhe pas shumë oresh operacion situata u vu nën kontroll.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikes Arben Cara thotë se është punuar gjatë gjithe nates dhe fatmiresisht nuk kemi dëme në pronen e qytetareve.

Flaket e zjarrit ne masivin pyjor te Kallmetit vijojnë të jenë aktive, por me intensitet më të ulet, ndërsa strukturat do të vijojnë në terren deri me shuarjen e plotë të këtij zjarri i cili dyshohet të ketë qenë i qëllimshem.

Artikulli paraprakVINTE BASTE SPORTIVE ONLINE, ARRESTOHET 32-VJEÇARI
Artikulli tjetër“FEST FOLK 2024” NË BASHKINË PUKË