Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrike në zonën e Stacionit të Trenit në kryeqytet. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime nga policia e Tiranës konfirmojnë se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa rrezikohen dy banesa që ndodhen pranë.

Flakët gjigante kanë përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrike në Tiranë pasditen e kësaj të hëne. Zjarri ka rënë në rrugën “Siri Kodra” pranë Stacionit të Trenit .

Flakët janë të mëdha ndërsa shtëllungat e tymit janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.Mësohet se shumë pranë vatrës së zjarrit ndodhet një karburant, çka e bën edhe më të rrezikshem zjarrin.

Policia dhe zjarrfikëset u njoftuan për rënien e zjarrit në magazina tek ish-frigoriferi rreth orës 19:15.Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, 6 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë kërkohet ndihmë nga repartet e zjarrfikësve në Durrës dhe Fier për shuarjen e flakëve në Tiranë.Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndije elektrike tek ish-frigoriferi.

Artikulli paraprakVENDOSET MOSBINDJA CIVILE, BASHA: TË BLLOKOJMË RRUGËT, TË MOS PAGUAJMË TAKSAT
Artikulli tjetërDY SHQIPTARE SHERR PËR TË NJËJTIN BURRË,PLAGOSET NJERA