Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë pyjore në Mirditë, ende nuk dihen shkaqet dhe nese ka banesa pranë zonës që është përfshirë nga flakët.
Zjarri i përmasave të mëdha në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektaresh me pyll. Në rrezik janë 10 banesa.
Zjarrfikesit e Mirditës ndodhen në vendgjarje, por e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer malor.