Një zjarr masiv ka përfshirë një ishull në Hawaii dhe shkatërroi qytetin historik të Lahaina-s duke shkaktuar 6 viktima.
Zjarret e furishme u ndezën nga erërat e forta duke shkatërruar qytetin historik në ishullin Maui të Hawaiit. Sentatori amerikan i Shtetit, Brian Shchatz bëri me dije se qyteti është totalisht i djegur.
Sistemi spitalor i Maui-t është mbingarkuar me pacientë të djegur apo që vuajnw nga thithja e tymit.
“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur për të vënë nën kontroll zjarret dhe reaguesit tanë të parë janë në modalitetin e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Schatz.
Ka pasur raportime herët të mërkurën se disa njerëz u hodhën në oqean për t’i shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja Bregdetare e SHBA tha se shpëtoi të paktën një duzinë njerëz.
Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht. Një banor në qytetin me rreth 12,000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit po digjej.
“Duket si diçka nga një film, një film lufte,” tha Chrissy Lovitt për Hawaii News Now.
Zyrtarët thanë se është ende e vështirë të përcaktohet shkalla e vërtetë e dëmit në Maui dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. Rreth 2,100 njerëz janë zhvendosur.