Zjarr masiv në malin e Derjes në Dajt,hidhet ujë me helikopter
Një zjarr masiv ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes, në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare. Sipas emergjencave Civile, për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter, pasi zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyrjen për shkak të terrenit. Njoftimi nga Emergjencat Civile: Një zjarr masiv ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes. Vatra e zjarrit gjendet në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare. Pylli i ndezur përbëhet nga drurë halorë, kryesisht pisha dhe bredha. Për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter. Forcat e Zjarrfikëses dhe të Pyjores nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.