Ashensori i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, përveç frikës që ka shkaktuar te banorët.
Përfshihet nga flakët ashensori i një pallati shumëkatësh pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar ndërkohë që forcat zjarrëfikse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Nga informacionet e para dyshohet se shkaku ka qenë një defekt teknik. Zjarri në ashensor ka alarmuar banorët e pallatit nisur nga një ngjarje tragjike e regjistruar dy vite më parë pranë Freskut. Zjarri i rënë në ashensorin e pallatit shkrumboi brenda një 30-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur.