Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në fshatin Bitinckë në Devoll. “Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.

Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen 85-vjeçarja me iniciale Sh.B, e cila jetonte e vetme në këtë banesë”, sqaron policia. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Fqinjët e të moshuarës kanë deklaruar se sapo kanë parë zjarrin në banesë kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen por nuk mundën ta shpëtonin. “Në oren 9:30 kemi dëgjuar thyerje të xhamave dhe kemi dalë me shpejtësi jashtë për të kontrolluar. Pamë që shtëpia kishte marrë flakë dhe lajmëruam policinë dhe zjarrfikësen.

Zjarrfikesja erdhi në kohë por s’mundi të bëntë asgjë. Mendojmë se shkak është bërë një rezistence që plaka mbante në shtëpi. E moshuara vuante nga skleroza” Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET MINORENI SHQIPTAR ME 4.5 MILIONË EURO KOKAINË
Artikulli tjetërDHUNOHET DHE GRABITET NJË I MOSHUAR, I MARRIN 150 MIJE LEKË