Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës këtë të martë. Zjarri ka rënë në një banesë në bulevardin “Bujar Bishanaku” ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve. Ky është rasti i tretë brenda dy ditëve i banesave që përfshihen nga flakët.

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH BIZNESIN NË KUKËS: NE JEMI PARTIA E TAKSAVE TË ULËTA
Artikulli tjetërLISTA E IRANIANËVE, BANORI: NUK JAM SPIUN