Dy binjakë shqiptarë, një djalë dhe një vajzë janë në gjendje kritike për shkak të një zjarri që ka rënë në apartamentin e tyre në Athinë.

Dy të miturit kishin mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna e tyre kishte ikur në punë dhe i kishte mbyllur brenda.

Rreth orës 10 të paradites së sotme, ata vendosën që të gatuanin një tost nga i cili dyshohet se ka nisur dhe vatra e zjarrit. Pasi panë flakët, të miturit lajmëruan menjëherë zjarrfikëset, të cilat nxituan për të shuar zjarrin.

Binjakët u transportuan menjëherë në spital, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Në spital ndodhet edhe nëna e tyre, e cila është në gjendjes të keqe psikologjike për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Artikulli paraprakKRIMET E RËNDA LENË NË BURG SHOFERIN E KAMIONIT KU U GJEND HEROINA
Artikulli tjetërARSYEJA PREKËSE SE PËRSE KËTA LOJTARË KANË ZGJEDHUR NUMRIN 34