Zjarr në Bibliotekën Kombëtare

 

Pparaditen të së mërkurës, në katin e tretë të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare është sinjalizuar një vatër zjarri. Pas sinjalizimit përmes sistemit elektronik dhe atij të sigurisë së mbrojtjes nga zjarri, shërbimi i zjarrfikësve, Policia e Shtetit dhe Emergjencave Civile e Shëndetësore kanë mbërritur menjëherë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Në një dalje për mediat, drejtuesja e Bibliotekës lë të kuptohet se janë djegur libra, të cilët janë të rekuperueshëm, ndërsa thotë se nuk është prekur mjedisi ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i BKSH-së dhe as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-s. “Nga të dhënat paraprake nuk na rezulton të jetë prekur mjedisi ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i BKSH-së dhe as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së”, tha Persida Asllani. Sipas repartit të zjarrfikëses, zjarri është favorizuar pasi ky kat i nëndheshëm lidhet me disa tunele, të cilat e përhapin flakën. Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe punonjësit e zjarrfikëseve ende nuk kanë arritur në vatrën e zjarrit.

Artikulli paraprakAKSION NË FUSHË-KRUJË MBYLLEN 21 FURRA GËLQEREJE
Artikulli tjetërEUROPOL: SHQIPËRIA, BURIM I HASHASHIT