Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi një zjarr shpërtheu në një ekspozitë me motoçikleta elektrike në qytetin jugor indian të Secunderabad , tha sot policia lokale.

Zjarri ka rënë mbrëmë vonë në bodrumin e një hoteli, i cili ishte mikpritës i ekspozitës, ndërsa thuhet se zjarri është vënë nën kontroll.

“Ka pasur motoçikleta elektrike brenda kur shpërtheu zjarri. Nuk e dimë nëse është shkaktuar nga mbingarkesa, apo është shkaktuar nga diçka tjetër. Hetimi është në vazhdim”, i tha Reuters komisionerja e policisë lokale Chandana Depti .

Artikulli paraprakANALIZA E REL: IRANI PO “ZBATON PROJEKTLIGJIN QË E IZOLON NGA BOTA”
Artikulli tjetërRIKTHIMI I BASTEVE ONLINE, VOA: EKSPERTËT JANË DYSHUES. FIDEL YLLI NXJERR SHIFRËN E FRIKSHME: SHQIPTARËT LUAJNË 1,5 MILIARDË DOLLARË ÇDO VIT