Zjarr në burg, vdesin tre persona.

Tre persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka rënë në burgun e al-Malaz në Rijad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, raporton media greke.
Personat që gjetën vdekjen ishin të burgosur.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e burgut me anë të një deklarate.
Shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu herët të enjten në mëngjes, nuk bëhet i ditur por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas autoriteteve, të lënduarit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë burgu u evakuua dhe të burgosurit u transferuan diku tjetër.

Artikulli paraprakZHDUKJA E AEROPLANIT ME 38 PASAGJERË NË BORD,GJENDEN MBETJE NJERËZORE
Artikulli tjetërARRESTIMI I ISH-SEKRETARES SE GJYKATES, DËSHMIA: GRISA DOSJET DHE NDRYSHOVA VENDIMET PËR BORXHET E FAMILJES