Sipas policisë në insitutucionin e vuajtjes së dënimit në Lezhë ka rënë zjarr duke shkaktuar një viktimë ndërsa janë plagosur dy të burgosur të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmen e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë që disa të lënduar të tjerë morën ndihmë mjekësore në ambjentin e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se zjarrvënia ka qenë aksidentale si pasoje e shperthimit të një bombule gazi për gatim. Viktima dyshohet se është një 25 vjeçar i dënuar nga Kruja Flamur Sula, i cili u asfiksua banjon e dhomës. Sipas Drejtorisë së burgjeve Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Mësohet se zjarri ka rënë në një prej godinave të paraburgimit, në dhomën e gatimit dhe se disa dhoma paraburgimi janë djegur plotësisht. Ndërkohë pas rënies së zjarrit të burgosurit janë nxjerrë në ambientet e jashtme të burgut, ndërsa forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe dy autoambulanca. Forcat të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas gati një orë pune kanë mundur shuarjen e flakëve. Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit .

Artikulli paraprakSHPËRNDARJA E PENSIONEVE, NIKA APEL NDAJ PENSIONISTËVE: RESPEKTONI GRAFIKUN
Artikulli tjetërZJARRI NË BURGUN E SHËN KOLLIT, POLICIA LEZHË SQARON NGJARJEN