Fabrika e dyshekëve të Gjergj Krajlit, babait të Redjan Krajlit, kryebashkiakut të Kavajës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë.

Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia njofton se paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqaruar rrethanat e saj, si dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët. Ajo u dogj në tetor të vitit 2009, kur flakët shkrumbuan dy magazinë të mëdha, ndërkohë që edhe në atë kohë ngjarja u përfol si aksidentale.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT KAPEN ME DROGË NË BANESË
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E AKTORIT XHEVDET FERRI ,REAGOJNE DREJTUEIT E VENDIT