Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Krastë të Krujës. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë në zonë dhe për shkak të thatësirës.

Zjarri ka rënë mbi fabrikën e vjetër të çimentos. Si pasojë e flakëve rrezikohet linja e tensionit të lartë 400 kV Shqipëri-Kroaci.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Një sipërfaqe e madhe me pisha është djegur deri më tani dhe zjarri po avancon me shpejtësi.

Sipas shërbimit zjarrfikës zjarri është i qëllimshëm. Edhe ditën e djeshme në afërsi të kësaj zone ra një tjetër vatër zjarri. Flakët janë shkaktuar qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.

Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa që ishin aty pranë por shërbimet zjarrfikëse arritën të neutralizonin flakët.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, VDES PASAGJERI
Artikulli tjetër‘700 EURO DHOMA E HOTELIT’, MINISTRJA GJONAJ REAGON PAS AKUZAVE: JANË SHPENZIMET E GJITHË DELEGACIONIT