Në orët e vona të mbrëmjes, në Komunën e Gjakovës, hotel “Kalaja” është përfshirë nga zjarri.

Për pasojë, gjatë tentativave për ta shuar zjarrin kanë marrë lëndime dy zjarrfikës. Për KosovaPress, komandanti i Policisë për Gjakovën, Kris Gjoka, tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga problemet e instalimeve elektrike. E, sipas Gjokës, për shkak se hoteli kishte strukturë druri, kjo gjë ka bërë që hoteli të digjet tërësisht. Ndërsa, sa i përket dy zjarrfikësve, ai konfirmoi se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.

Artikulli paraprakPDIU PRESION RAMËS, KËRKON NJË POST MINISTRI NË QEVERI
Artikulli tjetërMSA MES KOSOVËS DHE BE, ÇFARË PËRFITON KOSOVA