Një zjarr përfshiu në orët e drekës të 22 tetorit një ndërtesë në Shkodër.

Zjarri ra në rrugicën e Koplikve në qytetin e Shkodrës në katin e dytë në një godinë që shërbente si magazinë për një mobileri.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse duke ndërhyrë për minimizimin e flakëve.

Në një kohë të shpejtë efektivët zjarrëfikës arritën që të shuajnë flakët e zjarrit duke e vënë nën kontroll.

Janë ende të paqarta arsyet e këtij zjarri të rënë ndërsa mësohet se flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale në magazinën që përdorej për ruajtjen e dyshekëve të një mobilerie duke mos patur persona të lënduar. Efektivët zjarrëfikës dhe policia janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri.

Artikulli paraprakSHKODËR, I DËNUAR PËR VJEDHJE, ARRESTOHET 45-VJEÇARI
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT, JA PROJEKTET SOCIALE