Një zjarr në majën e një pallati në lagjen “Xhabije” ka alarmuar banorët e zonës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakësve.
Bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga në oxhak, i cili i papastruar prej vitesh është ndezur vetvetiu, duke lëshuar shtëllunga tyme. Tymi dhe flakët kanë alarmuar banorët, megjithatë gjithçka ka përfunduar pa probleme me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikëses, e cila ka shuar flakët. Për fat të mirë, me ndërhyrjen e shpejt nuk ka patur dëme materiale, përveç pjesës së amortizuar të oxhakut. Rastët e zjarreve nëpër pallate në qytetin e Shkodrës janë shtuar ndjeshëm në muajt e fundit. Rasti i fundit ishte ai i datës 21 janar, nga ku u shkrumbua një apartament në një pallat në lagjen “Perash”.
Shkaqet lidhen ngushtë me energjinë elektrike, bombulat e gazit apo edhe si ky rast i fundit i cili është një kambanë alarmi për qytetarët, të cilët duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm për evitimin e të tilla ngjarjeve.