Një zjarr I rënë ka rrezikuar jetën e banorëve pranë urës së vjetër të Bunës në zonën e banuar nga pakicat rome.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e tij në faqen e malit të Taraboshit. Drejtori I PMNZSH Agron Dibra tregon se pavarësisht terrenit të vështirë zjarri është vënë nën kontroll dhe se shkaqet e zjarrit kanë qenë njerëzore.
Zjarret përsa I përket qarkut të Shkodrës gjatë këtij sezoni veror zjarret kanë qenë të shumta për shkak të temperaturave të larta por nuk kanë qenë të pakta rastet që zjarret kanë rezultuar të qëllimshme duke rrezikuar jetën e banorëve për rreth apo edhe banesat.