Një masiv pyjor është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët në fshatin Drac të ish-komunës Ishëm.
Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit. Në vendin e ngjarjes ndodhet shërbimi zjarrfikës që po përpiqet të vendosë nën kontroll flakët.
Mësohet se fikja e zjarrit është e vështirë pasi mjetet nuk futen dot në thellësi të pyllit, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi pasi po favorizohen nga era.