Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur Bashës duke mohuar zjarrin në zyrat e ministrisë që ajo drejton.

Manastirliu thotë se tymi i zjarrit imagjinar del nga koka e kreut të PD dhe me ironi thotë që dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi.

Nga ana tjetër Basha pretendon se i është vendosur zjarri zyrës së prokurimeve në katin e 4-t të Ministrisë së Shëndetësisë për të fshehur gjurmët e tenderave sekretë të nënshkruara nga Manastirliu. Lideri opozitar i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë për këtë ngjarje dhe për tenderat se fshehtë.

Artikulli paraprakSHIROKË, PROJEKTI I RI LË JASHTË RRUGËN E ZONËS SË BANUAR
Artikulli tjetërRRITET STOKU I RIMBURSIMIT TË TVSH-SË, ARRIN NË 12.5 MLD LEKË! DY KOMPANI MORËN ‘PJESËN E LUANIT’