Një apartament është përfshirë nga flakët në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku si pasojë një dy persona kanë mbetur të plagosur,babe e bir.
“Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.
Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë”, sqaron policia.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.