Një vajzë vetëm 2 vjeçe humi jetën ndërsa zjarrfikësit dhe policia mundi të shpëtojë vëllain e saj 8 vjeç nga flakët që kishin përfshirë barakën ku jetonte familja e komunitetit rom në lagjen Shpat në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Policia u informua rreth o8: 35 për flakët që kishin shpërthyer në baraken ku ndodheshin brenda dy fëmijë të mitur “Si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër”
Dy zjarrfikese shuan zjarrin– Kreu i Shërbimit Zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj tha se janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit në banesë ndërsa 2 njësi të Shërbimit Zjarrfikës kishin punuar për shuarjen e zjarrit.
Dyshohet rezistenca e ndezur-Ka dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar nga rezistenca që ishte lënë ndezur.
“Ngjarja është tepër e rëndë. Këtu është shkrumbuar çdo gjë. Familje kishte tre vjet që jetonte me qera. Familja përbëhej nga 4 anëtarë dhe kryefamiljari nxirrte të ardhurat duke mbledhur kanaçe”