Një banesë 1 kateshe u përfshi nga flaket në Shkopet të Kurbinit.Ngjarja ndodhi rreth orës 2 pas mesnate të kësaj të hëne, ndërsa në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishin një çift bashkëshortësh të cilët kane arritur te shpëtojnë pa marrë lëndime.Çifti i bashkëshorteve kanë konstatuar flaket në një nga dhomat e shtëpisë dhe kanë dalë menjëherë jashtë, duke ndërhyre me mjete rrethanore për shuarjen e tyre.

Shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike thotë kryefamiljari Llesh Kola, i cili kërkon ndihmë për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

Zjarri ka shkrumbuar të gjitha orendite brenda shtëpisë, ndërsa policia së bashku me shërbimin zjarrfikes kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij zjarri si dhe përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara në banesen e çiftit Kola në Shkopet të Kurbinit.

Artikulli paraprakHEMODINAMIKA 24 ORË NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetër50-VJETORI I BAZËS USHTARAKE TË SHËNGJINIT