Një banesë në rrugën ‘Ramazan Bogdani’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve që ishin shfaqur në katin e fundit të banesës.
Nuk raportohet per persona të lënduar, vetem deme materiale. Banorët përreth kanë deklaruar se para se të shihnin flakët kanë dëgjuar një shpërthim të madh.
Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit në banesë, teksa priten detaje të reja në vijim.