Zjarr në një banesë , një i vdekur

Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet dhe një person ka humbur jetën. Zjarri ka rënë në një banesë pranë shkollës së Baletit. Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur i shkrumbuar në banesë. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe kanë izoluar zjarrin.Banoret e tjere te pallatit jane evakuuar.Mësohet se 55- vjeçari i cili ka qenë pronari i shtëpisë ka qenë më aftësi të kufizuara. Ai nuk ka mundur të lëvizë kur ra zjarri dhe ka humbur jetën menjëherë nga asfiksia. Nga raportimet e para mësohet se zjarri ka qenë aksidental .

Artikulli paraprakBERLIN, KAMIONI PËRPLAS KALIMTARËT NË NJË TREG
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË PRANË AMBASADËS AMERIKANE PAS VRASJES SË AMBASADORIT RUS NË TURQI