Një banesë ka marrë flakë në qytetin e Shkodrës duke e nisur jo mirë vitin e ri 2017-të.

Zjarri ka rënë në afërsi të tregut të Zdrales në një pallat. Sipas burimeve flakët kanë përfshirë një shtëpi në katin e tretë të këtij pallati. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda në momentin që ka rënë zjarri ka qenë një grua sëbashku me dy fëmijë të vegjël. Familjarët e tjerë pasi janë lajmëruar për flakët kanë mbërritur me urgjencë ndërsa gruaja sëbashku me dy fëmijët kanë dalë me shpejtësi nga banesa. Menjëherë të tre këta persona janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës por gjendja shëndetësore e tyre është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë rrezik ndërsa burime spitalore bëjnë me dije se nuk kanë asnjë dëm nga flakët e zjarrit. Në momentet e para pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses të Shkodrës. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e tyre duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas efektivëve të zjarrëfikëses në shtëpi është djegur vetëm njëra prej dhomave ndërsa ka shpëtuar e gjithë pjesa tjetër. Nga sa bëhet e ditur ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit në atë banesë por dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi e momentit.

Artikulli paraprak2 JANARI, DITA QË RIKTHEN NORMALITETIN NË QYTET
Artikulli tjetërVELIPOJË, NDËRRIM VITESH I TRISHTË NË FAMILJEN QOSAJ