Lezhë – Seksioni për hetimin e ngjarjeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka konstatuar se ditën e djeshme në një hotel në Shëngjin ka rënë zjarr.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në kullën e komandimit të ashensorit, ku janë djegur kulla e komandimit të ashensorit dhe kabllot që kalojnë nga kati i shtatë deri në të katërtin. Nuk ka të dëmtuar në njerëz vetëm dëme materiale. Një tjetër zjarr është konstatuar po dje edhe në banesën e F.P. 48 vjeç, në fshatin Gorre. Zjarri ka djegur orenditë shtëpiake të një dhome gjumi. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike.

Artikulli paraprakJA CFARË NDODH ME TEMPERATURAT, MOTI I FRIKSHËM NË DITËT NË VIJIM
Artikulli tjetërPD: RAMA LUFTON DROGËN ME PERSONA TË DËNUAR PËR TRAFIK TË LËNDËVE NARKOTIKE