Një magazinë mobiliesh në Tiranë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Menjëherë pas sinjalizimit të zjarrit në magazinë, shërbimi zjarrfikës ka dërguar drejt vendit të ngjarjes katër automjete zjarrfikëse. Mësohet se flakët janë vënë në kontroll brenda pak minutave, ndërsa nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.