Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Raportohet paraprakisht se shkak është bërë një masë elektrike ose dyshohet që familjarët të kenë lënë pajisje elektrike ndezur.
Flakët e zjarrit kanë qenë të mëdha. Zjarrfikësja ka shuar në kohë zjarrin, duke mos përbërë rrezik për apartamentet përreth.