Një zjarr ka shkrumbuar dy automjete në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës. Mësohet se jashtë ambienteve të një servisi automjetesh në pronësi të 44 vjeçarit, D.S ka rënë zjarr gjatë natës dhe si pasojë janë shkrumbuar plotësisht dy automjete që ndodheshin të parkuara.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vijuar me veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.