Katër përsona të asfiksuar nga tymi mes të cileve 3 zjarrfikes dhe 1 qytetar si dhe dëmë të konsiderueshme materiale është bilanci i zjarrit që përfshiu një pallat 10 katësh në lagjen “Besëlidhja” pranë Urës së Cenit në Lezhë. Flaket të cilët ranë në panelin elektrik të objektit sollen frikë dhe panik tek banoret, të cilët mes tymit arriten të dalin nga shtëpitë e tyre.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikes bëri që flaket të mos përhapen në këtë pallat si dhe objekte të tjera aty pranë, por prania e tymit solli një situatë problematike. Banoret thonë se dolen të alarmuar nga shtëpitë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e kaluan naten jashtë apo tek të afermit e tyre.
Situata u normalizua në oret e para të mëngjesit të së hënës, por familjaret dhe bizneset në zonë vijojnë të jenë në errësire.Policia ka vendosur një shirit në pjesën ku ra zjarri, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të nisë puna për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në këtë objekt.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri në panelin elektrik të pallatit 10 katesh ku jetojnë dhjetra familje si dhe janë të vendosura shumë biznese, ra nga ngarkesa e madhe në rrjet.