Më shumë se 1600 automjete janë djegur tërërisht nga një zjarr i madh në një parking në Liverpool të Britanisë së Madhe. Zjarri u përhap në të gjitha makinat pasi një automjet “Land Rover” u përfshi nga flakët për motive ende të panjohura. Të tmerruar nga ngjarja, shoferët braktisën mjetet në parking dhe u larguan. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua.

Mediat britanike kanë publikuar fotot e përkingut me automjetet e shkrumbuara. Dan Stephens i shërbimit zjarrfikës në Liverpool, tha se temperatura e zjarrit ishte 800 gradë Celsius deri në 1000 gradë Celsius. Duke folur nga vendngjarja, ai tha se flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi të madh dhe nuk ishte e mundur që të vendoseshin nën kontroll.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 2 JANAR
Artikulli tjetërMOGHERINI: 2017 NUK ISHTE I LEHTË PËR BALLKANIN, 2018 VIT VENDIMTAR