Një shkëndijë elektrike ka rrezikuar godinën e prefekturës së qarkut Shkodër paraditen e kësaj të hëne. Shkak është bërë djegia e një kabolli elektrik, ndërkohë që menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse të cilat neutralizuan flakët. Shefi I ndërhyrjes së shpejtë, Bashkim Ramaj tregon se falë ndërhyrhjes së shpejtë u parandalua rreziku I përhapjes së flakëve.