Masivi pyjor i fshatit Shmri në Njesinë Administrative të Oroshit në Mirditë është përfshirë nga zjarri.Flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, në këtë zonë me bimësi të dendur. Menjëherë pas sinjalizimit në lidhje me rastin nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 përsona, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative), si dhe 30 efektiv të Forcave të Ushtrisë.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka nisur që prej oreve të para të mëngjesit të së hënës, por terreni është i vështirë ka vështiresuar ndërhyrjen e strukturave përgjegjesë.Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Lezhës, zjarri në Orosh është e vetmja vater aktive në territorin e këtij qarku.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU E SHTRËNGATA/ PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN
Artikulli tjetërMBLIDHET GRUPI I PS, ÇUÇI: NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR ENDE NË FAZË DISKUTIMI NË NIVEL POLITIK! SEANCA PLENARE DY DITË PËR SHKAK TË RENDIT TË NGJESHUR